Kryeprokurori Olsian Cela e konsideroi Elbasanin një qytet t pushtuar nga bandat dhe se nuk mund të pranohet kthimi i këtij qyteti si Sicila e viteve ’80.
Teksa po pinte kafe, këtu u vra Ravik Gurra, avokat i njohur i grupeve kriminale edhe në Elbasan. Autorët nuk janë zbuluar ende. Një vrasje si kjo konsiderohet pjesë e krimit të organizuar, ndërsa sipas prokurorit të përgjithshëm, krimi i organizuar në Elbasan është i pandalshëm.
Prej këtu, në Krastë, një tjetër ngjarje ende e pazbardhur ishte edhe atentati me snajper me shënjestër Ardian Capjen. Plane kriminale si këto vazhdohet të shikohen si kafshatë që ngecin në fytin e policisë e po ashtu të vështira për t’u hetuar.
Arma e fundit që shkrepi në Elbasan kishte shënjestër vëllain e të shumë kërkuarit Talo Cela, dhe për të kapur persona si ai, policia ka ngritur postblloqe të shumta. Sidoqoftë deri tani asnjë emër domethënës nuk ka ngecur në këto rrjeta. Ndërkohë krimi vazhdon përpara.