Lokomotiva e Zagrebit “e dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Ekipi i kryeqytetit kroat është pranë marrëveshjes me Edis Maliqin, futbollistin nga Maqedonia e Veriut, i cili dy sezonet e fundit ishte pjesë e Kukësit në Superiore.
24-vjeçari, që kërkohej edhe nga Laçi, në fund gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Lokomotivës, skuadër që njihet për besimin që u jep talenteve të rinj. Kujtojmë që gjatë verës te kjo skuadër u transferuar Sherif Kallaku dhe Xhemal Ibishi (ishte pjesë e Vardarit të Shkupit).
Gjithashtu në këtë ekip luajnë Indrit Tucin, Enis Cokajn dhe Jon Mersinajn. Pra në total, këtë sezon do të jenë 6 futbollistë shqiptarë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Deri pak muaj më parë në këtë skuadër luante edhe Myrto Uzuni, që u transferua në Hungari te Ferencvarosi.