LajmeE përfshirë edhe FBI! Arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat...

E përfshirë edhe FBI! Arrestimet tek AKBN, zbardhen emrat e zyrtarëve që ranë në pranga

-

- Advertisment -spot_img

Gazeta Tirana ka siguruar emrat e zyrtarëve të AKBN (Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore) për të cilat prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg e që akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “kontrabande me mallra qe paguhen akcize”, “fshehje te ardhurash” dhe “shpërdorim detyre”.

Naim Kasa, Isuf Berberi, Klodian Gradeci, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Arben Doda, Simon Marku dhe Rezarta Qose (specialiste në AKBN) janë emrat për të cilët Prokurori Julian Xhengo ka kërkuar masën.

Ndërkohë raportohet se gjashtë prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve zyrtarë të arrestuar të AKBN janë Naim Kasa, Isuf Berberi, Denis Durrsi (Drejtor Ekonomik) dhe Qani Hoxhaj (shef sektori i licensave të prodhimit) , ndërsa është në kërkim Klodian Gradeci, Drejtor i drejtorisë së hidrokarbureve.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, për të cilën hetimet kanë nisur që në vitin 2016.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix petroleum” ( me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane “Black Swan Energy Service”.

Në këto hetime përveç Prokurorisë shqiptare është e përfshirë edhe FBI, e cila u angazhua pas kërkesës së letërporosisë për të konfirmuar se nuk kishte partneritet mes kompanisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Si ka nisur e gjitha?

Hetimet për çështjen kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol Sh.A’.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix petroleum” ( me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin) e cila me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer , kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane “Black Swan Energy Service”.

Falsifiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qzni Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të paligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm prej 568000 dollarë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e paligjshme të punonjësve të saj është më shumë se 1.4 milion dollarë.

Latest news

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.

Pride before a fall: Why I stopped going to Stonewall’s Pride

In Stonewall's hands, Pride is no longer a political protest but a corporate party for 'gender identity'.

ICC rejects attempt to block investigation on Duterte’s drug war

Court's probe into thousands of killings in 'war on drugs' will continue despite Philippines' attempt to block it.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kenya braces for 3 days of anti-gov’t protests: All the details

The latest round of anti-government protests in Kenya has been scheduled after tax hikes add to soaring cost of living.

Nigerian petrol prices reach record high after subsidy removal

The removal in May has triggered skyrocketing fuel prices in Africa's largest oil producer.

Must read

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you