Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.