Ilirjan Hasanaj, është autori i dyshuar i atentatit të ditës se diele në qytetin e Shkodrës.
19 vjecari është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ka qëlluar disa here me arme zjarri ndaj Mentor dhe Xhelal Hasanaj duke i lenë të plagosur rendë ndërsa ka shpëtuar pa lëndime bashkëshortja e shefit të policisë bashkiake. I riu pas atentatit ka braktisur motorin rreth 500 metër larg vendit të ngjarjes.
Pavarësisht se si autori si shënjestrat e këtij atentati kanë të njëjtin mbiemër ata nuk kanë lidhje familjare dhe policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje. Te pyetur rreth motiveve te mundshme, të afërmit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjeri.
19 vjecari akuzohet , për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.