Microsoft-i ka zmbrapsur një operacion masiv hakerimi që thotë se mund të kishte prekur në mënyrë indirekte infrastrukturën e zgjedhjeve në SHBA, nëse do të ishte finalizuar.
Kompania tha të hënën se kishte fikur serverat pas Trickbot, një rrjet gjigant malware-i që kriminelët po përdornin për të nisur sulme të tjera kibernetike. Microsoft tha se kishte siguruar një urdhër gjykate për të caktivizuar adresat IP të lidhura me serverat e Trickbot dhe kishte punuar me kompanitë e telekomunikacionit në botë për të ndalur operacionin.
Aksioni koincidon me një ofensivë të komandës amerikane kibernetike për të goditur kriminelët e rrjetit, të paktën përkohësisht, sipas “The Washington Post”. Microsoft ka pranuar se hakerat ka gjasa të adaptohen dhe të tentojnë të sulmojnë sërish. Por, siç tha kompania, ajo ka marrë masat e nevojshme.