Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, i pari i Qeverisë, Avdullah Hoti do ta pres Lajcak në ora 16 e 30, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media.
Ndërsa gjatë së hënës është mbajtur takimi i Këshillit të BE-së në nivel ekspertësh për dialog. Për këtë Lajcak ka konfirmuar se dialogu është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Pas Kosovës, Lajcak pritet të vizitojë edhe Serbinë, për të arritur një zgjidhje për kërkesën e palës serbe që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të rihapet si temë, gjë për të cilën Kosova ka thënë se nuk dëshiron të hapet si temë.
Formimi i këtij asociacioni është paraparë me Marrrëveshjen e vitit 2013 në mes dy vendeve në Bruksel, megjithë këtë statuti i tij asnjëherë nuk është përcaktuar përkundër se ishte themeluar një komision për të.