1200 kg kanabis u sekuestruan në një zonë pranë Gjithios në Peloponez.
Sipas informacioneve të para,ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria dy ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios.
Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike,dhe ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.
Deri tani janë 2 të arrestuar, ata janë gjetur mbi motoskafin që transportohej droga.