Jetë&StilZbuloni rolin e kafesë në qetësimin apo përkeqësimin e...

Zbuloni rolin e kafesë në qetësimin apo përkeqësimin e inflamacionit

-

- Advertisment -spot_img

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Nëse keni pësuar një lëndim fizik, atëherë inflamacioni është diçka e mirë. Enjtja dhe skuqja e zonës së lënduar tregon se rruazat e bardha po luftojnë për të përshpejtuar shërimin. E njëjta gjë ndodh edhe kur në trup ka ndonjë infeksion, toksinë apo lëndë të huaj.

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi. Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Çfarë Roli Luan Kafeja Kundër Inflamacionit?

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën. Ajo përmban shumë ushqyes të rëndësishëm për shëndetin të cilët janë të nevojshëm për mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike. Kafeja gjithashtu mendohet se ndihmon në uljen e inflamacionit, të paktën në disa njerëz. Kjo i atribuohet pranisë së antioksidantëve të cilët jo vetëm e luftojnë inflamacionin por edhe na mbrojnë nga disa sëmundje.

Kërkimet shkencore sugjerojnë që pirja e kafesë – edhe në sasi të vogla – mund të ndihmojë në pakësimin e inflamacionit. Për më tepër,, në kushte të caktuara, kafeja mund t’ju mbrojë më tej kundër diabetitit të tipit 2, sëmundjeve e zemrës dhe ndoshta edhe disa llojeve të kancerit. Nga ana tjetër, studimet paralajmërojnë se tek disa njerëz, kafeja ka efekt të kundërt, pra e nxit inflamacionin. Nëse dyshoni se ky rast vlen për ju, ju këshillon të zvogëloni ose kufizoni marrjen e kafesë për të vlerësuar nëse një veprim i tillë ndikon në pakësimin apo shtimin e simptomave të inflamacionit.

Hapat e Duhur Për Luftimin e Inflamacionit

Mënyra të tjera për të shmangur inflamacionin janë: kufizimi i sheqerit, lënia e duhanit, mbajtja e peshës së duhur apo gjumi i rregullt gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me stilin e përditshëm të jetesës dhe të konsumoni sa më shumë produkte dhe ushqime të freskëta. Këtu futen frutat, perimet dhe sa më shumë vitamina e minerale në mënyrë që të siguroni një organizëm të hekurt./AgroWeb.

Latest news

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.

Pride before a fall: Why I stopped going to Stonewall’s Pride

In Stonewall's hands, Pride is no longer a political protest but a corporate party for 'gender identity'.

ICC rejects attempt to block investigation on Duterte’s drug war

Court's probe into thousands of killings in 'war on drugs' will continue despite Philippines' attempt to block it.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kenya braces for 3 days of anti-gov’t protests: All the details

The latest round of anti-government protests in Kenya has been scheduled after tax hikes add to soaring cost of living.

Nigerian petrol prices reach record high after subsidy removal

The removal in May has triggered skyrocketing fuel prices in Africa's largest oil producer.

Must read

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you