LajmeVeliaj nderon me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe...

Veliaj nderon me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe autoren e teksteve të këngëve, Zhuliana Jorganxhi: “Faleminderit që na ke frymëzuar shumë edhe në kohë të vështira”

-

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poeten dhe autoren e teksteve të këngëve, Zhuliana Jorganxhi, në 75-vjetorin e saj të lindjes.

Në një pritje të ngrohtë, ku përveç artistes së mirënjohur, ishin të ftuar edhe emra të tjerë të artit si: Enver Shëngjergji, Alida Hisku, Justina Aliaj, Zhani Ciko, Robert Radoja, Shqipe Zani, Agim Krajka, Liljana Kondakci, Edith Mihali, Ilir Cumani, Silvana Brace, kryebashkiaku u shpreh i lumtur që, në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, qyteti po nderon një nga personazhet më frymëzues të tij.

“Zhuliana Jorganxhi është kujtimi ndoshta më i pastër i fëmijërisë sime, i atyre këngëve, poezive, vjershave e vargjeve. Të falenderoj që na ke frymëzuar në një kohë shumë, shumë të vështirë, kur jo vetëm fjala duhet të përzgjidhej për të frymëzuar, por kur fjala duhej të përzgjidhej për të mos u censuruar, për të mbijetuar e për të dhënë kurajo në kohë të vështira, në kohë të tranzicionit. Jam shumë i lumtur që je rikthyer në Tiranë në këtë 100-vjetor dhe të nderojmë me këtë medalje si një nga figurat më frymëzuese të këtyre 100 viteve”, u shpreh Veliaj.

Edhe vetë artisja, mjaft e dashur sidomos për ata që janë rritur me këngët e saj, u shpreh tejet e vlerësuar dhe mirënjohëse për nderimin në përvjetorin e 75-të të lindjes. “Ju jam shumë mirënjohëse për nderin e madh që po më bëni. Ju uroj shëndet dhe suksese gjithmonë e më të mëdha! Lulëzoftë arti dhe kultura, jo vetëm në Tiranë, po në gjithë Shqipërinë. Ju jam shumë, shumë mirënjohëse”, u shpreh Jorganxhi.

Zhuliana Jorganxhi është një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij fillim shekulli. Mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe, lirikja dhe frymëzuesja që me kumtin e saj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit.

Latest news

When will Hurricane Milton hit Florida?

Forecasters are warning of the life-threatening dangers as the storm approaches the US coast.

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.

Amount UK’s richest pay in income tax revealed

There is some concern tax rises in the Budget could prompt an exit of the super-rich, hurting UK finances.

Must read

When will Hurricane Milton hit Florida?

Forecasters are warning of the life-threatening dangers as the...

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated...
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you