Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në fshatin Prush, Vaqar.
Mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një çiklistik ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.10.2020, rreth orës 08:13, në rrugën e fshatit Prush, Vaqarr, mjeti me drejtues E.B., ka aksidentuar një biçiklist ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.