44 persona janë arrestuar nga policia australiane në të gjithë vendin nën dyshimin e posedimit dhe prodhimit të materialit për abuzim të fëmijëve.
Arrestimet u bënë pas një hetimi njëvjeçar të imazheve dhe videove që u shpërndanë në internet.
Arrestimet e të dyshuarve, i përkisnin moshave midis midis 19 dhe 57.
Policia ngriti një total prej 350 akuzash, të gjitha në lidhje me posedimin ose prodhimin e materialit shfrytëzues të fëmijëve.
Qindra policë dhe specialistë të tjerë u angazhuan në këtë operacion nëpër shtetet dhe territoret e Australisë.
Të arrestuarit u përkasin shteteve të ndryshme ku 11 numëroheshin në Victoria, 11 në Queensland, 9 në Australinë e Jugut, 8 në Uellsin e Ri Jugor, 7 në Australinë Perëndimore,5 në Tasmani dhe një në territorin e kryeqytetit Australian, shkruan BBC.
Nga ky aksion i policisë janë arritur të shpëtohen 16 fëmijë.