Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i sotëm mbahet me ftesë të Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar gjatë së mërkurës për në Bruksel, ku sot pritet edhe të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia. Në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur dje nga zyra e kryeministrit.
Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në këtë takimi, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje. Për të cilin takim kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekipi kosovar është i kompletuar dhe i përgatitur për të diskutuar obligimet financiare.
“Nesër në Bruksel shkojmë me vlerësimet tona sa i përket obligimeve financiare. Pala serbe e ka sjell edhe atë temë, ndërkohë ekipi jonë është i përgatitur, një ekip shumë e kompletuar që merr pjesë atje”, deklaroi dje kryeministri Hoti.