530 nxënës te shkollës se mesme “Asllan Keta” dhe ciklit te ulet ne njësinë Fushe-Bulqizë te Bashkisë Bulqizë po përballen çdo dite me rrezikun e aksidenteve për shkak te lëvizjeve te automjeteve me shpejtësi ne rrugën qe kalon ngjitur me rrethimin e shkollës.
Mungesa e e sinjalistikes dhe pranisë se një punonjësi te policie rrezikon nxënësit çdo dite kur hyjnë e dalin nga shkolla
Edhe pse një pjese e nxënësve janë te rritur prindërit janë te detyruar ti sjellin vete fëmijët ne shkolle, pasi rreziku për ta është mjaft i madh për shkak te lëvizjes me shpejtësi te makinave.
Drejtori i kësaj shkollës Sami Cara tha se kane bere disa here ankesa pranë institucioneve perkatese por deri me tani asnjë zgjidhje.
Administratori i njesise Fushe Bulqize Shkelqim Canga tha se situate është tepër serioze,pasi pranë shkollës po lëvizin makina pa dokumentacion.