Sipas ekspertit italian, me një ndalesë të përgjithshme, nga njëra anë mund të ndalohet përhapja e shpejtë e Covid-19 si dhe i lejon sistemit që të riorganizohet. “Le të rivendosim Italinë, pa pritur për të parë nëse masat e reja kanë qenë efektive”, ka shtuar ai.
Bertolaso është shprehur se ndryshimi i vetëm duke e krahasuar situatën me marsin, është se “në atë kohë epidemia kishte të bënte me Lombardinë dhe Veneton, ndërsa tani ajo përfshin të gjithë Italinë” dhe “virusi është përhapur kudo”.
Nga të dhënat, sipas Bertolasos, “është e qartë se në mes të muajit të ardhshëm kurba e infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve do të ketë një rritje të paqëndrueshme nëse masat drastike nuk merren menjëherë”.