KryesoreAutori i sulmit në Vjenë dhe një nga viktimat...

Autori i sulmit në Vjenë dhe një nga viktimat e tij – shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

-

- Advertisment -spot_img

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut, thanë se po bashkëpunojnë me autoritetet austriake rreth sulmit të së hënës në Vjenë, që la pas vetes pesë të vrarë, në mesin e të cilëve është edhe autori i sulmit.

Kujtim Fejzullait, 20 vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut, është identifikuar si i dyshuar për sulmin e së hënës.

Familja e tij është me prejardhje nga fshati Çellopek i komunës së Tetovës. Banorë të këtij fshati thanë se familja nuk njihej për pikëpamje ekstremiste, por se i riu mund të jetë indoktrinuar nga rrethi ku është rritur në Vjenë.

Policia e Maqedonisë së Veriut tha se autoritetet policore austriake përmes EUROPOL-it kanë kërkuar informata dhe bashkëpunim lidhur me rastin dhe se Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar i ministrisë së Brendshme po bashkëpunon me zyrtarët austriak, por nuk kanë ndonjë dosje mbi veprimtarinë e Kujtim Fejzullait.

Një nga viktimat e sulmit të së hënës është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Familjaret thanë se i vrari është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçar me prejardhje nga Veleshta e Strugës.

Sulmi së hënës u dënua gjerësisht në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka biseduar në telefon me presidentin austriak Alexander Van der Belen, të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. “Sulmi terrorist është sulm ndaj vlerave të përbashkëta në të cilat besojmë dhe ndaj mënyrës sonë të jetesës”, citohen të kenë thënë të dy presidentët, sipas një komunikate të zyrës së zotit. Pendarovski.

Терористичкиот акт во Виена е напад врз заедничките вредности во кои веруваме и врз нашиот начин на живот. Во телефонскиот разговор со австрискиот претседател @vanderbellen го осудив нападот и упатив сочувство до граѓаните на Австрија и до семејствата на жртвите и повредените. pic.twitter.com/R4YhZtmuFj

— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) November 3, 2020

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup e cilësoi si një “sulm tragjik ndaj njërit prej qyteteve më të sigurt në Evropë”.

“E ndajmë dhimbjen me miqtë tanë austriakë dhe evropianë. Terrorizmi nuk njeh komb as fe, as origjinë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme në të cilën nënvizohet se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i kontribuon në mënyrë aktive koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit të çfarëdo lloji.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, e “dënon ashpër çdo vepër dhe akt të dhunës që bëhet në emër të Islamit dhe myslimanëve dhe ka për synim të marrë jetën e njerëzve, dëmtimin e objekteve fetare, të krijojë kaos dhe terror në rrugët e Evropës, të lëkundë themelet e tolerancës ndërfetare dhe të ngjallë mosbesim tek komuniteti mysliman në përgjithësi”. Sipas kësaj bashkësie këto vepra janë “qyqare, të pa pranueshme dhe të ndaluara sipas gjitha mësimeve të islamit”.

(Shq, Mkd)

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dënon sulmin terrorist në Vjenë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të…

Posted by Bashkësia Fetare Islame e RMV – Исламска Верска Заедница на РСМ on Tuesday, November 3, 2020

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në reagimin e saj tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

“Austria dhe në veçanti Vjena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtëzakonshëm”, theksohet në një komunikatë të partisë shqiptare e cila shton se “ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe se ai duhet çrrënjosur”./VOA/

Latest news

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.

Pride before a fall: Why I stopped going to Stonewall’s Pride

In Stonewall's hands, Pride is no longer a political protest but a corporate party for 'gender identity'.

ICC rejects attempt to block investigation on Duterte’s drug war

Court's probe into thousands of killings in 'war on drugs' will continue despite Philippines' attempt to block it.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kenya braces for 3 days of anti-gov’t protests: All the details

The latest round of anti-government protests in Kenya has been scheduled after tax hikes add to soaring cost of living.

Nigerian petrol prices reach record high after subsidy removal

The removal in May has triggered skyrocketing fuel prices in Africa's largest oil producer.

Must read

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you