Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë nga Kosova. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Pas kësaj, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka bërë një postim nëpërmjet rrjeteve sociale se ndjehet “krenar” që mbesa e tij Doruntina Miroci,është njëra nga policet që luftuan mbrëmë në Vjenë me terroristët.
“Krenar për mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Tëitter.