Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Parlamentit t’i tërheqë nga llogaria e tij bankare paratë e derdhura për muajin shkurt për dieta.
Në një njoftim në “Facebook”, Berisha shkruan se nuk do të pranojë asnjë dietë deri në fund të mandatit të tij.
Ai shton se lëvizjet e tij jashtë Tiranës mundet t’i përballojë me të ardhurat e tij.
“Sot nga mediat mësova se ne llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputete te tjerë shumën prej 75250 leke dieta.
Lidhur me sa me sipër deklaroj sa vijon:
Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për këto dieta.
I kërkoj parlamentit ti tërheqin ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
Unë jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnjë diete deri ne fund te mandatit.
Lëvizjet e mia jashtë Qarkut te Tirane do ti përballoj me te ardhurat e mia”, shkruan Berisha.