Shqipëria po përdoret gjithnjë e me shume si rrugë tranziti e emigranteve te huaj drejt Europës.
Vetëm gjatë muajit prill në kufirin që lidh Greqinë me Shqipërinë në pjesën e Gjirokastrës janë kapur nga policia kufitare dhe frotex 648 emigrantë të paligjshëm.
Emigrimi i paligjshëm po kthehet në mjet fitimprurës edhe per trafikantet e brendshëm shqiptare.
Sipas policies kufitare europiane Fontex, vetëm gjate prillit gjatë operacioneve të përbashkëta të saj me policinë shqiptare janë goditur 19 raste trafiku ku rreth 200 emigrantë ndihmoheshin nga qytetarë shqiptarë për të kaluar kufirin.
Policia ka arrestuar 26 persona dhe 7 I ka shpallur në kërkim. Prej 2019 Frontex është vendosur në Shqipëri për të parandaluar krimet ndërkufitare dhe kryesisht trafikun e paligjshëm të qytetarëve që ikin nga vendet në konflikt.
Por shtimi i situatave konfliktuale ne bote, klima e ngrohte si dhe dobësia e autoriteteve, e kane kthyer korridorin shqiptar, ne nje te preferuar te emigranteve te huaj.