Një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapele dhe maskë anti-covid, rreth orës 14:20 në Bulevardin Blu në Kamëz, grabiti flilialin e Postës Shqiptare, ku dyshohet se ka marrë rreth 1.3 milionë lekë.
Në momentin ku ndodhi ngjarja, brenda postës ishin vetëm dy punonjëse të cilat i kanë thënë policisë se auto ii ka kërcënuar me një pistoletë, të cilën e mbante në çantën e belit.
Autori ka thënë se do t’i vriste ato nëse nuk i jepnin shumën që kërkoi.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së postës, por edhe të bizneseve përreth.
Këto pamje janë sekuestruara nga policisë, e cila po punon për identifikimin e autorit.
Në komisariatin e Kamzës janë shoqëruar rreth 10 persona, të cilët rezultojnë me precedent të mëparshme për vjedhje.