Të tjera detaje kanë dalë nga grabitja me armë në Kamëz, e ndodhur pasditen e sotme në një filial të Postës Shqiptare.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autori kishte një kapele dhe maskë anti-covid, ndërsa në bel mbante një çantë, ku brenda saj dyshohet se mbante një pistoletë, të cilën e nxirrte pjesërisht.
Në momentin e grabitjes, në sportel ishin dy punonjëse gra, të cilat janë kërcënuar nga autori.
“Lekët ose ju vrava”, mësohet të ketë thënë autori para se të vidhte shumën prej 1.350.000 lekësh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 tek pika e Postës Shqiptare në Kamëz, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
Autori nuk është kapur ende ndërsa policia po punon për kapjen e tij duke krehur zonën.