PakategoriZgjedhjet në PD, gara vetëm formale, votuan shumë pak...

Zgjedhjet në PD, gara vetëm formale, votuan shumë pak nga anëtarët e partisë

-

- Advertisment -spot_img

Në ish-lagjen e Lulzim Bashës zyra e cila mban ende logon dhe sloganin e ish- kredemokratit ka mbyllur dyert. Por pak metra më tutje një zyrë e re që mban ngjyrën dhe logon e re të PD, po mbahen zgjedhje për kryetar.

Edhe pse duket si proces normal, dega 8 e cila konsiderohet si zonë e djathtë reflekton ndarjen e thellë të demokratëve në bazë si dhe problametikat e këtij procesi që po kundërshtohet nga kritikët, për dy arsye: Mungesën e garës së ndershme dhe pjesëmarrjen e ulët. Për këtë të fundit flasin vetë shifrat. Deri në mesditen e së hënës, në njësinë 8 ku rezultojnë të jenë 1.100 anëtarë aktivë, pjesëmarrja ishte e vakët, rreth 13%.

Mbi 30 degë kanë kanë mbyllur procesin dhe kanë shpallur 1 fitues brenda lloit: në asnjë rast fituesi nuk rezultoi nga pala kundërshtare, ajo e Bashës. Por, ajo që përbëri lajm për mediat ishin shifrat e pjesmarrjes. Në nisje të procesit në degën e parë ku u mbajtën zgjedhjet atë të Mallakastrës zyra e shtypit e selisë blu nuk u kursye në të dhëna. Krahas fituesit njoftimi shoqërohej me të dhënat e pjesmarrjes.

Me kalimin e ditëve shifrat u reduktuan dhe në media u shpërndanë vetëm përqindjet e kandidatëve, si në rastin e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës apo edhe Roskovecit.

Mungesa e shifrave për pjesëmarrjen ngritën pikëpyetje mbi procesin. Rasti me flagrant është ai i Pogradecit, ku më shumë se gjysma e anëtarëve të kësaj dege bojkotoi procesin. Të dhënat nga terreni treguan që nga 1.575 anëtarë morën pjesë në zgjedhje vetëm 703 demokratë, pra vetëm 44.6% .

Problemet nuk munguan as në Kukës, degën e parë që nxori në pah mungesën e garës së ndershme, pasi edhe pse kandidati Irel Elezi u tërhoq , zgjedhjet nuk u anuluan përkundrazi kandidati i vetëmAdmir Sinamati, u shpall fitues me 669 vota. Kandidati Elezi dha si arsye të tërheqjes manipulimin e listave, një problem i cili sot nga Korca u pranua edhe nga Edith Harxhi , e cila n garën për drejtimin e PD e vuajti vetë mbi kurriz një problamatikë të tillë.

Listat në përgjithësi kanë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndryshme historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore.

Krahas kundërshtive dhe thirrjeve të kritikëve që procesi në bazë të anulohet Sali Berisha vijon të rifresktojë strukturat i pashqetësur, duke reflektuar, jo thjesht të shkuarën problematike të Partise Demokratike në raport me votën, por dhe të tashmen e përcarjes së saj të thellë. Por a do jetë ajo e përkohshme, apo një përcarje pa kthim?

Latest news

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.

Pride before a fall: Why I stopped going to Stonewall’s Pride

In Stonewall's hands, Pride is no longer a political protest but a corporate party for 'gender identity'.

ICC rejects attempt to block investigation on Duterte’s drug war

Court's probe into thousands of killings in 'war on drugs' will continue despite Philippines' attempt to block it.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kenya braces for 3 days of anti-gov’t protests: All the details

The latest round of anti-government protests in Kenya has been scheduled after tax hikes add to soaring cost of living.

Nigerian petrol prices reach record high after subsidy removal

The removal in May has triggered skyrocketing fuel prices in Africa's largest oil producer.

Must read

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you