Eneo Bitri po kalon një moment shumë të mirë me Ostravën në kampionatin e Republikës Çeke.
Emisioni “Analizë Kuqezi”i drejtuar nga gazetari Sokol Xhihani ka nxjerrë statistikat e mbrojtësit shqiptar, i cili në sfidën e fundit, atë ndaj Sigma Olomouc gjeti rrugën drejt rrjetës në fitoren 1-4 të ekipit të tij.
Në këtë përballje Bitri dha 80% të pasimeve të sakta si dhe fitoi 100% të dueleve ajrore.