Carlo Ancelotti ka folur së fundmi për ofertën që ka për të marrë drejtimin e Brazilit.
Duke folur për mediet në prag të ndeshjes me Real Sociedad, Ancelotti e cilësoi si të pakuptimtë faktin që i është vendosur një afat për të kthyer përgjigje.
“Nuk po flas për të ardhmen time dhe hipotezën e Brazilit. Thjesht po them se është e pakuptimtë që ka një afat për t’iu përgjigjur atyre, sepse nuk kam folur me askënd”-tha italiani.