SportiDënimi i paprecedentë për një foto, flet ish-presidenti i...

Dënimi i paprecedentë për një foto, flet ish-presidenti i Atletikës, Gjergj Ruli

-

- Advertisment -spot_img

Ngjarjet e fundit në atletikën shqiptare, për fat të keq, kanë marrë përmasa ndërkombëtare, duke u bërë lajm në të gjithë Botën. Presidenti i Federatës, Gjergj Ruli, njëkohësisht trajner i Izmir Smajlajt, u dënua me 5 vite nga aktivitetet e këtij sporti, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i FSHA-së Nikolin Dionisi, u dënua me 4 vite pezullim. Vetë sportisti Smajlaj doli i pafajshëm.

Gjithçka nisi me hetimet e Njësisë së Integritetit të Atletikës rreth dy vite më parë në Kampionatin botëror në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Top Channel, Gjergj Ruli tregon më tepër se çfarë ka ndodhur.

“Unë kisha dy celularë, që më thanë se duhet të m’i merrnin për të m’i klonuar, për të parë nëse mund të gjenin prova që lidheshin me dyshimet.”- tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Në të vërtetë bëhet fjalë për garën e zhvilluar në fund të vitit 2021, ku Izmir Smajlaj vendosi rekordin e kërcimit 8.16 m dhe ku në procesverbalin e dërguar Federatën Botërore shkruhej që gara është zhvilluar me matës ere, gjë që realisht nuk ka ndodhur, për më tepër atyre i është dërguar kjo foto, ku duket një matës ere, por jo në ditën e garës, dhe për këtë z.Ruli na sqaron.

“Fotografia që kam bërë me celularin tim tregon të vërtetën që matësi i erës është vendosur në të kundërt, domethënë që atleti duhet të nisej nga krahu tjetër sepse nuk dija ta vendosja dhe fotografinë ia kam dërguar zyrës për t’i pyetur nëse e kisha vendosur mirë apo jo.”– tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës.

Pavarësisht këtyre deponimeve, fatkeqësisht asgjë nuk u mor për bazë nga gjykata sportive dhe agjentët e Njësisë së Integritetit të Atletikës.

“Ne dyshojmë dhe një ndër pikat është se, duke qenë se isha administrator i Federatës, nuk kam marrë masat ndaj gabimit të sekretarit dhe kjo është e vërtetë.

Dyshimi është që unë kam bashkëpunuar me zyrën për të manipuluar atë rezultat. Por në përfundim fitorja më e madhe është që rezultati i Izmirit u njoh, pista u certifikua, Izmiri doli i pafajshëm dhe kjo është për mua fitorja më e madhe,”– tha Gjergj Ruli / ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Po me ju çfarë ndodhi?

“Unë jam dënuar 5 vjet, ndihem i fyer dhe shumë i zhgënjyer, megjithatë jeta vazhdon, do të mundohem që këtë karrierë kaq të gjatë ta përmbush prapë me suksese”, – tha Gjergj Ruli, ish-president Federatës Shqiptare të Atletikës

Federate Shqiptare e Atletikës, e gjendur në këtë ngërç, ka thirrur asamblenë e jashtëzakonshme zgjedhore, që do të mbahet më 19 maj.

Latest news

When will Hurricane Milton hit Florida?

Forecasters are warning of the life-threatening dangers as the storm approaches the US coast.

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated Tampa Bay with full force on Wednesday.

Amount UK’s richest pay in income tax revealed

There is some concern tax rises in the Budget could prompt an exit of the super-rich, hurting UK finances.

Must read

When will Hurricane Milton hit Florida?

Forecasters are warning of the life-threatening dangers as the...

Florida faces ‘matter of life and death’ as Hurricane Milton closes in

The "monster" storm is due to hit heavily populated...
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you