Trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, ka rrëfyer se lojtarët e tij kanë moral të ulët për shkak të rezultateve të dobëta. Kjo është arsyeja, pse sipas tij, Chelsea nuk po e kalon krizën.
“Besimi i lojtarëve është në pikën më të ulët, ashtu si paraqitjet. I kam kaluar më parë situatat kur besimi mungon. Tani është ndryshe me lojtarët modernë dhe pritshmëritë që krijohen.
Nuk duhet të flasim për besimin e skuadrës, por është pa dyshim një problem aktual”, tha Lampard në konferencën për shtypin para ndeshjes Arsenalin, në kuadër të javës së 34-t të Premier League, e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të martë, në orën 21:00.
“Ne po mundohemi të rikthejmë ndjesitë pozitive. Jam krenar që jam trajner i këtij klubi dhe më pëlqen puna. Realiteti në futboll është se karriera nuk mund të jetë gjithmonë plot suksese. Nuk mund të kontrollosh gjithmonë rezultatet, por mund ta kontrollosh punën tënde”, vijoi Lampard.
“Unë hyra këtu me sytë hapur. Ne po përpiqemi të rikthejmë ndjenjat e mira. Jam krenar që jam trajner i këtij klubi dhe më pëlqen puna. Realiteti në futboll është se karriera juaj nuk do të jetë gjithmonë plot suksese. Nuk mund të kontrollosh gjithmonë rezultatet, por mund ta kontrollosh punën tënde”, shtoi ai.