LajmeTragjedia në Foggia! Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare,...

Tragjedia në Foggia! Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Taulant Malaj filmoi dhe i shpërndau pamjet horror në Whatsapp: Shiko, do t’i therë akoma

-

- Advertisment -spot_img

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja rrëqethëse në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.

Autori i vrasjes pasi kreu krimin e dyfishtë, ka filmuar ngjarjen makabre dhe pamjet së bashku me një rrëfim ua ka dërguar disa personave me mesazh në Whatsapp. Në videon me pamjet e rënda, Malaj dëgjohet të thotë: “E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shk**dhehej gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën.”

Sikurse duket edhe nga pamjet, pas filmimeve jashtë, Malaj futet në banesë duke vijuar me xhirimet e pamjeve horror. Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke i thënë: “Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o ku*ve m*tit, pusho. Pusho o ku*ve m*tit. Pusho shk**dhefsh gjithë ditën. Boll o ku*vë. Boll, boll, boll ku*vë se ta fala njëherë, boll.”

Ndërsa e shoqa dëgjohet të thotë “po çfarë bëre kështu”.

“Shiko i kam therur dhe do t’i therë akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i therë tani”– thotë Malaj në video.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me tregtarin italian Massimo De Santis, pronar i “Jolly”, dy lokaleve të njohura në Torremaggiore dhe njëherazi, kunati i senatorit Gisella Naturale. Në rrethana ende të paqarta, ai ka qëlluar shtetasin italian, në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut.

Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, Tefta Malaj, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, Gessica, u qëllua për vdekje në momentin që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën. Bashkëshortja e vrasësit shqiptar, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, por e shokuar nga ngjarja.

Pas vrasjeve, Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit nga policia, ai ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme.

Top Channel

Latest news

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.

Pride before a fall: Why I stopped going to Stonewall’s Pride

In Stonewall's hands, Pride is no longer a political protest but a corporate party for 'gender identity'.

ICC rejects attempt to block investigation on Duterte’s drug war

Court's probe into thousands of killings in 'war on drugs' will continue despite Philippines' attempt to block it.
- Advertisement -spot_imgspot_img

Kenya braces for 3 days of anti-gov’t protests: All the details

The latest round of anti-government protests in Kenya has been scheduled after tax hikes add to soaring cost of living.

Nigerian petrol prices reach record high after subsidy removal

The removal in May has triggered skyrocketing fuel prices in Africa's largest oil producer.

Must read

Indian opposition parties form ‘INDIA’ alliance for 2024 election

INDIA stands for 'Indian National Developmental Inclusive Alliance', says a leader after two-day meeting in Bengaluru.

After ending deal, Russia warns against Black Sea grain shipments

Russia cautions against shipments without its 'security guarantees', having quit the wartime deal on Monday.
- Advertisement -spot_imgspot_img

You might also likeRELATED
Recommended to you