Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Nju Jork.
“Sot, në Nju Jork, në selinë e Kombeve të Bashkuara, u zhvillua takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, deklaroi ajo. Sipas njoftimit për media ky takim parapërgatit atë që do të ndodhë në Samitin e shtatorit, ku të gjitha vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes, i cili do të shërbejë për të ardhmen dhe për të arritur të gjitha target-et e vendosura në axhendën e vitit 2030.
“Shqipëria, Qeveria Shqiptare dhe parlamenti shqiptar kanë kohë që angazhohen për këtë axhendë dhe ne jemi të sigurtë që do të arrijmë shumë prej këtyre trageteve, siç është rasti i targetit të energjisë së rivovueshme”, u shpreh ministrja.
Sipas Ballukut gjatë vitit të kaluar ne kemi përdorur 42% energji të rinovueshme në shkallë vendi dhe targeti i vitit 2030 është 45%, duke e bërë kështu Shqipërinë shumë afër këtij targeti që sot.
“Prandaj, ne kemi vendosur që targeti për Shqipërinë në axhendën 2030 të jetë targeti 54.4%, duke e bërë vendin tonë si një nga shembujt më të mirë për t’u marrë, jo vetëm për Ballkanin, por edhe Europën”, tha ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.