I gjithë gëzimi i fitores së titullit kampion në Argjentinë është kthyer në një makth për Elias Gomez. Lojtari i River Plate ka humbur nënën dhe motrën e tij në një aksident automobilistik pak orë pasi fitoi kampionatin si pjesëtar i ekipit bardhekuq.
Një fat i tmerrshëm i mbrojtësit 29-vjeçar, i cili së bashku me shokët e tij festoi triumfin nën drejtimin e trajnerit Demichelis, para se të mësohej fati i keq i nënës dhe motrës së tij në Ruta Nacional 9, rruga shtetërore argjentinase që lidh kryeqytetin Buenos Aires me Cordoba dhe Rosario.
Pas dramës që goditi Gomez, i lindur në vitin 1994, River Plate, si dhe skuadrat rivale në kampionat dhe shumë kolegë i kanë shprehur mbështetjen e tyre mbrojtësit, në orët më të vështira.
Nëna e Gomez, Zunilda, 66 vjeçe, dhe motra e tij, Melani, 25 vjeçe, humbën jetën pasi përplasjes me një kamion të makinës me të cilën po udhëtonin.
Shoferi i mjetit të rëndë është arrestuar si shkaktar i aksidentit pas një manovre të gabuar.