“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të kërkojnë një golashënues tipik. Sipas “Foot Mercato”, 22-vjeçari i Ajaxit, Mohamed Kudus, është një kandidat potencial për t’u transferuar në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së Rasmus Højlund nga Atalanta, por kërkesat e klubit italian i kanë bërë ata të rimendojnë futbollistë të tjerë më të përballueshëm.
Pavarësisht se nuk është një “9” i pastër, Kudus ka miratimin e Ten Hag, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij tek ekipi holandez në periudhën 2020-2022.