Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të hartojë brenda vitit 2023 një metodologji për shoqëritë e sigurimit, duke aplikuar një sërë faktorësh risku në përllogaritjen e primit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.
Kërkesa është përfshirë në draft-rezolutën për AMF të sapomiratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, ku vihet gjithashtu theksi edhe te sigurimet vullnetare.
Komisioni i Ekonomisë i ka vendosur AMF-së edhe detyra specifike sa i përket rekomandimeve të Moneyval në luftën kundër pastrimit të parave.
Lorenc Rabeta/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.