Vëllezërit Xhaka janë shumë të lidhur si me Shqipërinë,ashtu edhe me Kosovën ndonëse kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre nëZvicër. Dhe për këtë, meritë ka padyshim babai i dy mesfushorëve, Ragip Xhaka.Ky i fundit ka qenë gjithmonë shumë dashamirës që ata të përfaqësonin shqiptarëtdhe në RTV Dukagjini ka treguar prapaskenat e të kaluarës të mesfushorit qëtashmë mbron ngjyrat e Zvicrës dhe pse ai nuk u vesh kuqezi, apo me fanellën e “Dardanëve”.
“Kur djemtë filluan të merren me sport, të bëhen të gjallësi i themi në gjuhën popullore, kam pasur kontakt me Shqipërinë. Pati njëmospajtim dhe nuk shkoi aty. Sa i përket Kosovës, ka qenë e ditur se nëseluajnë në Evropian më parë, atëherë ka qenë e pamundur të luanin me Kosovën.
E kemi çuar një letër në FIFA, drejtpërsëdrejti, pa ndihmëne askujt, me anë të avokatit tonë. Na është kthyer e mbyllur, me përgjigje përshkak të Kampionatit Evropian. Aty u mbyll gjithçka. Kritikat më kanë ardhurmua si prind dhe familjes. Nuk e ndiej vetën fajtor. Për gjithë atë që kemibërë deri tani, pa marrë parasysh Zvicrën apo Kosovën, jam krenar. Asnjëherënuk e kemi harruar Kosovën.
Jo se janë vetëm këta dy, por janë të vetmit dy djemshqiptarë, dy vëllezër, që dalin hapur dhe e mbrojnë, si Kosovën, ashtu edheShqipërinë, me shkrim, me anë të mediave, në fushë, me gjithçka, edhe pseGraniti luan me kombëtare tjetër. Ai ka motivuar lojtarë të tjerë. Po ju tregojnjë rast, në lojën me Serbinë dhe Shqipërinë që luhej në Shqipëri, Granitifilloi të qante përse ngriti tre gishtat njëri lojtar. Nuk e kemi fshehur qëjemi shqiptarë, kurrë, asnjëherë. Më vjen keq që ka ndodhur kështu, por ai kaqenë fati, si për Zvicrën, si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë”, shpjegoiRagip Xhaka. /vipsport.al/