Hapet zyrtarisht merkato për futbollistët në Itali dhe për tëprezantuar zyrtarisht këtë edicion, Federata Italiane kishte mbledhur në Riminidisa drejtues të njohur klubesh, mes të cilëve Bepe Marota dhe Adriano Galiani.Ata kanë folur për eksperiencat e tyre të rëndësishme gjatë karrierës për tëafruar lojtarë të ndryshëm, por edhe për futbollin në përgjithësi.
“Sot jemi para një modeli referimi që ka ndryshuar. Më parë,me Berluskonin, Moratin e Sensin, objektivi i vetëm ishte të fitohej dhe me pasishin rregullimet e bilancit. Tani situata është përmbysur, tani bëhet fjalë përnjë model biznesi. Familja Zhang erdhi te Interi me entuziazëm, pagoi 600milionë euro, por pas krizës ë COVID edhe ne duhet t’ia vendosim këtë modelbiznesi në paralelizëm me gjërat e tjera”, tha Marota.
Edhe Galiani i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë. “Marota katë drejtë, ky i sotmi është një futboll ndryshe. Berluskoni kishte në mendje vetëmnjë gjë, të bëhej klubi më fitues në botë dhe nuk kishte një buxhet fiks,pastaj në fund të vitit bëheshin llogaritë. Ishte një futboll i ndryshëm, ishtemë i bukur. Ishte një periudhë romantike. Ajo është një botë e cila nukekziston më”, tha Galiani. /vipsport.al/